Subscribe

Torturoheshin nga burrat e diktaturës. Gratë ishin preja e tyre. Të reja që ditëlindjen e 18 e festonin me një fletë për dalje nga kampi i internimit, për t’u kthyer në mbrëmje të përdhunuara. Kjo është vetëm një histori që vjen në tymnajë nga ajo periudhë. Më të bukurat, shfrytëzoheshin, intelektualët vidheshin, torturoheshin e më pas pushkatoheshin. Këto rrëfime, që vështirë të përcillen në kamera, kanë dashur shumë kohë edhe të shkruhen. Zëra të kësaj kujtese që dhemb ende sot i gjeni në botimet e fundit nga instituti i krimeve dhe pasojave të komunizmit. Në traditën e këtij institucioni, nuk mungon botimi i fjalorit të viktimave te terrorit komunist apo edhe tituj që kanë vlera historike e që sjellin dokumente të pabotuara më herët që kanë lidhje me burgjet, kampet dhe vrasjet në kufijtë e Shqipërisë komuniste. I tërhequr tashmë nga detyra e pedagogut me kohë të plotë , Tufa po i kushtohet një pjese të errët të historisë së Shqipërisë, e që kërkon edhe përtej 11 botimeve edhe më shumë punë në terren. Rrëfime e dokumente të tilla të përfshijnë dhe vështirë që një popull të dojë të fshije kujtesën, ndaj këto vepra që nuk kanë vlera monetare, i gjeni në çdo bibliotekë të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *