Një shofer që ka tentuar të korruptojë efektivët e policisë me 2 mijë lekë të reja, ka rënë në pranga.
Ai ishte duke përdorur celularin teksa drejtonte automjetin, dhe ka tentuar të korruptojë policët në mënyrë që t’i shpëtojë ndëshkimit.
“Së fundi, në rrugën “Asim Vokshi”, Tiranë, efektivët e Policisë Rrugore kanë ndaluar një shtetas i cili gjatë drejtimit të automjetit, po përdorte aparatin celular dhe me qëllim shmangien e ndëshkimit ligjor, ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë, duke i ofruar një shumë parash”, njofton policia. /vizionplus.tv