E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Të luftosh kancerin e gjirit, 39-vjeçarja rrëfen betejën e përditshme me sëmundjen

Ajo po lufton me kancerin e gjirit, sëmundje të cilën e zbuloi vetëm pak muaj më parë e sot endet korridoreve të spitalit onkologjik me besimin se do te shërohet plotësisht.

 

39-vjeçarja çdo javë i nënshtrohet kimioterapive, të cilat duket se e lodhin shumë, por sërish gjen forcën të buzëqeshë e të thotë se jeta është e bukur.

 

Reklamë

Ndërkohë që mundohet të vazhdojë jetën normalisht e tu japë kurajo fëmijëve të saj, ajo u bën apel të gjitha grave të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku.

 

I njëjti apel vjen edhe nga shërbimi onkologjik, ndërsa mamografite ofrohen falas.

 

Mjeket thonë se ndërgjegjësimi i grave sa vjen e po rritet dhe se diagnostikimi në fazë të hershme po shpëton shumë jetë. Vetëm gjate vitit te kaluar u diagnostikua 708 raste te reja me kancerin e gjirit. Ndërsa 230 gra e humben betejën me sëmundjen.

 

 

Më shumë video

Reklamë