Komunitetet fetare ne vend i kanë apel klasës politike që te miratojnë reformën ne drejtësi. Përmes një letre të hapur , te krishterët i bëjnë thirrje faktorëve dhe liderëve politikë, që të arrijnë konsensusin. “Gjetja e një gjuhe të përbashkët në interes të vendit, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, është sot misioni juaj i madh” – shkruhet në letër. Edhe komuniteti Musliman i Shqipërisë shpreson që kuvendi do të reagojë maturisht dhe do bëjë zgjedhjen më të mirë të mundshme, e cila do të shërbejë në të mirë të qytetarëve dhe politikave të Shqipërisë. “Ne jemi përkrah çdo nisme, e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe prosperitet në vendin tonë”, përfundon deklarata e Komunitetit Musliman.