Subscribe

Tetë parti të vogla të opozitës kanë propozuar krijimin e një federate si një mekanizëm për bashkimin e të gjitha forcave që janë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

 

Sipas të vegjëlve për fitoren përballë kryeministrit Edi Rama, është i domosdoshëm edhe bashkimi i PD e vendosja e një bashkëpunimi mes Sali Berishës e Lulzim Bashës.

 

AGRON DUKA

KRYETAR I PAA

 

“Basha dhe Berisha i kanë ndjekur propozimet tona. Kemi shpresë se duke i shërbyer bashkimit, t’i thërrasin arsyes sepse opozita në këtë gjendje e ka shumë të vështirë të mundë këtë megamazhorancë.”

 

Në një kohë që një prej arsyeve pse opozita po bllokon çdo mbledhje të parlamentit është kërkesa për vendosjen e Oerd Bylykbashit në krye të reformës zgjedhore, Fatmir Mediu propozon si mekanizëm paqeje që në krye të këtij komisioni të mos jetë as Bylykbashi as Alibeaj.

 

Fatmir Mediu

“Opozita të zgjedhë me votën e gjithë deputetëve të saj, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Çdo grup parlamentar duhet të jetë i përfaqësuar në këtë komision. Deputetët zgjedhin me 2/3 bashkëkryetarin. “

 

Propozimi i aleatëve ka pak gjasa të zbatohet së pari, sepse as Sali Berisha e as Lulzim Basha të paktën në këtë moment nuk duan të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *