Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar ceremoninë e shpërndarjes se lejeve te legalizimit ne Vlore, per te shpjeguar pse procesi i vettingut nuk duhet zvarritur. Sipas liderit te maxhorances nga vettingu jo vetëm bllokohet procesi i integrimit ne Bashkimin Europian,  por cenohet edhe zhvillimi ekonomik, pasi asnjë investitor i huaj nuk do te vije ne Shqipëri per shkak te sistemit te korruptuar gjyqësor.

 

Rama ka shpërthyer ne akuza te forta ndaj sistemit te drejtësisë ne vend, duke vene ne dukje se korrupsioni është ai qe motivon rezistencën e madhe ndaj reformës ne drejtësi.

 

Javën e ardhshme pritet te vijnë ne parlament kandidatet per organet e reja te vettingut, por ngritja e këtyre institucioneve vihet ne rrezik per shkak te bojkotit te opozitës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *