E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Bota

Të jetosh vetëm për mëngjes

Mund të duket e pabesueshme sepse jemi mësuar që vakti i mëngjesit zakonisht të jetë i lehtë dhe i shpejtë, por njerëzit në rajonin e Vanit të Turqisë, ia kushtojnë gjithë ditën mëngjesit të tyre.

 

Nga shumëllojshmëria e djathërave, llojet e reçelrave, veza e gatuar në disa mënyra, sallamit të pjekur në skarë dhe deri te çaji i zi.

 

Reklamë

Këto janë vetëm disa nga ato që shërbehen zakonisht në tavolinën e mëngjesit.

 

E njohur jozyrtarisht si “Rruga e Mëngjesit”, bulevardi kryesor i Vanit në Turqinë Lindore, vizitohet nga miliona turistë nga e gjithë bota për shkak të veçantisë së tij, një vakt i përmasave te mëdha.

 

Vani dhe “mëngjesi” janë dy fjalë sinonime në Turqi.

 

Në vitin 2014 më shumë se 50,000 njerëz u mblodhën për të thyer rekordin botëror të Guinness për mëngjesin më të madh në botë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë