Subscribe

Situatë e vështirë paraqitet në këto ditë dimri pothuajse në të gjithë fshatrat malorë të njësive administrative në qarkun e Korçës. Sa herë ka reshje të dendura bore, banorët e këtyre zonave duhet të përballen me izolimin.

 

Grupi i xhirimit të Vizion Plus udhëtoi drejt fshatit Kolanec të bashkisë së Maliqit. Edhe pse vetëm 3 kilometra larg qytetit, për shkak të trashësisë së borës rruga kalohet vetëm me furoistrada ose më këmbë.

 

Në kushte të tilla, banorët tregojnë se e kanë të vështirë lëvizjen drejt qendrave urbane por edhe jetesën.

 

 

TELHA GURI – BANOR I FSHATIT KOLANEC

E veshtire. Duhen investime. Debore ka shume. Me blegtori. Bujqesi nuk mbjell njeri ka kosto.

 

DRITA KODRA – BANORE E FSHATIT KOLANEC

Na bllokovi. Ca te bejme. Ketu jemi keto kushte kemi. Me bujqesi me te gjitha gjerat. Kete behar u dogjen nuk u bene gjerat. Rruga e veshtire. Tani qe eshte dimer do Zoti nuk na jep probleme shendetesore.

 

Serivi Dograja, banor i fshatit, rrëfen se ato pak të ardhura që siguron nga blegtoria nuk janë të mjaftueshme. Fshati, sipas tij, nuk ofron prespektivë pasi mungojnë investimet.

 

SERIVI DOGRAJA

BANOR I FSHATIT KOLANEC

Jam me dy femije dhe me gruan kater veta. Ne kater veta, ja me keto dy bageti. Marr nje perkrahje sociale por dhe ate me mund. Nga blegtoria zero se mire u rrit mishi por te na rriten edhe neve te ardhurat. Per ne qe jami kurore te reja eshte shume e veshtire.

 

Fshati Kolanec cilësohet si një nga më të bukurit në Bashkinë e maliqit.

 

 

TONIN FRROKU – GAZETAR 

 

Ne vitin 1990 fshati ka pasur dicka me shume se 170 banesa. Momentalisht nuk ka me shume se 45 te tilla. Pjesa me e madhe e banoreve jane te moshuar edhe per ate se te rinjte jane larguar drejt zonave urbane e pjesa tjeter ne emigracion. Banoret merren kryesisht me bujqesi e blektori nderkohe qe dimri eshte tejet i veshtire ne kete fshat.

 

Vështirësi të shumta parqiten edhe në fshatrat e tjerë malor të qarkut korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *