Subscribe

Vera Camaj mendonte se njeriu me te cilin do të kalonte jetën përngjante me personazhet që kishte lexuar në poezitë e gjyshit Martin Camaj. Pas ditëlindjes së 18 siç kishte ndodhur edhe me motrat e saj familja gjeti se me ketë do te lidhte kurore me e vogla e shtëpisë. Këtu filloi edhe kalvari i vuajtjeve per Vëren.

 

Edhe gjatë kohës që Vera ishte shtatzënë me djalin  dytë, dhuna ishte prezente. Situata vijoji e njëjte deri kur ajo vendosi të braktiste çdo gjë dhe të ndërtonte një jetë të re ndërsa ndihej e braktisur edhe nga familjarët e saj

 

Vera Camaj u zhvendos nga Shkodra në kryeqytet. Tashmë krejt e vetme, pasi djemtë ish-bashkëshorti nuk ia lejon t’i takojë ajo jeton me nje urdhër mbrojtje i cili nuk ka funksionuar. Por kërcënimet nga ish bashkëshorti nuk janë ndalur.

 

Në prezantimin e INSTAT për dhunën ndaj grave dhe vajzave, shifrat tregojnë se një në dy gra të paktën një herë në jetë ka përjetuar dhunë.

 

Por nga anketimi i fundit i INSTAT rezulton se është rritur dhuna edhe në marrëdhëniet e përkohshme të të rinjve. 47%  e vajzave të pyetura kane përjetuar nje nga format e dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *