Subscribe

Pas dhunës ç’njerëzore që provoi mbi trupin e saj, Antoneta Myrtaj 56 vjeç nga Memaliaj habitet edhe vetë se si ka mbijetuar. Krahas plagëve dhe dhimbjeve në kokë, ajo ndihet e rënduar edhe psikologjikisht. Gruaja tregon tmerrin e përjetuar, duke shtuar se ishin kalimtarët që e shpëtuan nga dhuna e burrit te saj Ferik Myrtaj qe e qëllonte me sqepar.

 

56 vjeçarja rrëfen mes lotëve se dhuna ka qene vazhdimisht e pranishme ne jetën e saj.

 

C’eshte me e keqja 65 vjecari Ferik Myrtaj nuk është penduar asnjëherë per veprimet e tij.

 

Çifti i bashkëshortëve kane 35 vite martesë dhe janë prindër të 3 vajzave. Rasti i fundit i dhunës makabre u regjistrua mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:00. Gruaja ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *