Jemi mësuar shpesh,  që mënyra se si personazhet e famshme kurohen për të parakaluar në tapetin e kuq të një eventi të madh, siç është “Oscar”, të jetë nga më ekstremet dhe ekstravagantet, duke bërë që ndjekësit t’i adhurojnë nga larg, por ta kenë të pamundur që t’i ndjekin në realitet nga detajet shumë të shtrenjta e që kërkojnë profesionistë të vërtetë.

 

Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, ky “Oscar” ka thyer tabu. Në renditjen e 10 vajzave me paraqitjen më të mirë të kompozimit të flokëve dhe mënyrës se si kishin bërë make up-in, u paraqitën ato të cilat nuk ishin kuruar deri në perfeksionizëm, përkundrazi, vajza dhe gra të cilat ishin munduar të ruanin origjinalitetin e tyre dhe të qenit të tilla i bëri edhe më të bukura.

 

Gjithashtu në këtë vlerësim është konsideruar edhe përshtatja që ato i kanë bërë pjesës së flokëve dhe tualetit me pjesën e veshjes, një kombinim shumë i rëndësishëm dhe i vështirë për t’u arritur, sidomos kur këto të fundit kanë preferuar natyralen.

 

Inspirohuni nga këto 10 paraqitje dinjitoze dhe me siguri mund t’i rikrijoni ato në shtëpitë tuaja, pa qenë e nevojshme të shpenzoni shumë!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *