Ore vendimtare per Britaninë, ku po votohet ne nje referendum historik. Mbi 46 milionë njerëz votojnë qe prej ores 07.00 me oren lokale deri ne 22 te mbrëmjes per t’iu përgjigjur pyetjes: A duhet qe Britania te mbetet anëtare e BE, apo te largohet prej unionit? Vendi ka qene pjese e tij qe nga viti 1973. Ky është referendumi i trete ne historinë e Britanisë dhe vjen pas nje fushate te ashpër kater mujore te mbështetësve te mbetjes ne familjen europiane dhe kundërshtareve te tij.  Çështjet e emigracionit, ekonomisë dhe sigurisë dominuan debatet televizive. Kush siguron me shume se gjysmën e votave shpallet fitues. Rezultatet priten mëngjesin e se premtes, ndërsa sondazhet e fundit nuk kane nxjerre nje fitues. Kryeministri David Cameron qe ka përsëritur ditet e fundit apelet per te qëndruar, votoi ne kryeqytetin Londër me bashkëshorten Samantha, ndërsa lideri i opozitës Jeremy Corbyn ne Islington. Qendra te numërimit te votave jane ngritur ne Angli, Skoci dhe Uells, ne Irlandën e Veriut dhe ne Gjiblartar.  Te përfshire nga pasiguria per ate qe mund te vije me pas, shume votues kane nxituar te këmbejnë monedhën paund me euro dhe dollar, nga frika se nje vote per daljen nga unioni do te sillte nje rënie te vlerës se saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *