“Të izoluar në shtëpi”/ Rama: Të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare

Kryeministri Edi Rama pohoi se të enjten do të jetë gati plani i garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi.
Në një postim në “Facbook”, kreu i qeverisë garantoi se do të paguhen të gjithë ata qytetarë që qëndrojnë në shtëpi si pasojë e mbyljes së biznesit ku ata punojnë.
“Ju lutem të gjithë atyre që janë në shtëpi pas mbylljes së aktivitetit ekonomik, të rrinë të qetë dhe bëjnë durim, të enjten do të kemi gati planin e garancisë financiare për kompensimin e pagave të munguara të çdo biznesi! Nuk do të vijë fundi i muajit pa pagën e gjithkujt ndër ju që qëndron në shtëpi si pasojë e mbylljes së biznesit ku punon! Durim ju lutem dhe besim që po punojmë papushim për të mos lënë asnjë vetëm në përballimin e pasojës financiare të mosvajtjes në punë!”




