“Të ishte për mua, merresha me Zahon…”/ Rama: Programi i PD është shkatërrues

Kryeministri Edi Rama përsëriti qëndrimin e tij se mandati i tretë nuk është personalisht për të.
“Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalisht. Nëse do të ishte për mua, personalisht, në mënyrën më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja. Merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milion herë më i denjë se sa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavrinë. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021.’’
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Fier, Rama shigjetoi takimet elektorale të Partisë Demokratike, të cilët, sipas tij, janë kthyer në burime infektimesh.
“Bëjnë deklarata sikur unë kam frikë nga uragani I takimeve, uragani i Noc Rrokut. E vërtetë unë kam frikë nga këto takime, por për shëndetin e tyre.”
Reklamë
Më herët, Rama zhvilloi edhe një takim me biznesin e vogël në Fier. Sipas tij, programi i PD është shkatërrues për qytetarët.
“Taksa e sheshte është krijuar për të favorizuar të pasurit dhe për të shkatërruar të varfrit. Ky nuk është vizioni ynë. Të votosh PD që me një të rënë të lapsit do aplikojë taksën 9%, është e tmerrshme. Të votosh Lulin me 9% për të fjetur gjumë në Kryeministri.”




