Subscribe

Muaji nëntor ka shënuar një shtim të ndjeshëm të rasteve të reja me Covid në qytetin e Vlorës. Për autoritetet shëndetësore, një nga arsyet për rritjen e shifrave është bërë mosrespektimi i karantinimit dy javor nga ana e personave të infektuar me Covid por jo vetëm.

 

AGRON BASHLLARI

SHEF I EPIDEMIOLIGJISE NE VLORE    

Grumbullimet janë një nga faktorët që kanë çuar në rritjen e rasteve. Por dhe mosrespektimi i karantinës nga ana e personave të konfirmuar apo të dyshuar. Nga ana tjetër dhe ceremonitë mortore kanë ndikuar që të rriten rastet.

 

Vetëm një ditë më parë në qytetin bregdetar u konfirmuan pozitivë me Covid, 11 qytetarë, të cilët po marrin shërbim mjekësor në kushte shtëpie.

 

RAJMONDA ZOTAJ

DREJTORE E QENDRËS SHËNDETËSORE NR.3

11 kontakte vetëm dje që po monitorohen nga gjashtë mjek. Por dhe pas karantinimit pacienti telefonohet pasi ka pasur raste që pas ditës së 14 gjendja e pacientit është agravuar. Ndërkohë që nuk e rekomandojmë oksigjenin në shtëpi.

 

Ndërkohë numri i personave që kanë shfaqur shenja të virusit, sipas mjekëve, është më i madh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *