Subscribe

Janë me mijëra ata pacientë të konfirmuar me Sars Covid 2 të cilët zgjedhin të trajtohen nga mjeku i familjes në kushte shtëpie edhe kur gjendja e tyre rendohet.

Mjekja Bruna Shiroka thotë se pacientët refuzojnë të marrin trajtim spitalor duke marrë përsipër edhe koston e konsiderueshme të medikamenteve.

 

BRUNA SHIROKA

 

MJEKE E FAMILJES

 

Në sistemin paresor ne vertet mjekojmë dhe këshillojmë në rastet e lehta, por mund të gjesh rëndom pacientë që trajtohen me  medikamente perfuzione venoze qoftë me injeksione muskulare, të cilat kanë kosto, në fakt rastet  e rënda duhen trajtuar e derguar në QSUT. Të tilla raste ndodhin pasi pacientet refuzojnë  për tu shtruar dhe kështu qe mjeku i familjes brënda një kuadri qoftë edhe në bashkëpunim me spiecialistin, është i detyruar qe ta realizojë ketë terapi qe sigurisht që do ketë një kosto në kushtet ambulatore.

 

98 pacientë pozitivë me koronavirus kanë marrë shërbimin nga sistemi parësor në qendrën shëndetësore 3, ku për fat të mirë nuk ka patur asnjë viktimë, por vetëm të shëruar.

 

BRUNA SHIROKA

 

Shifrat janë në progres që prej marsit. Si qëndër aktualisht kemi 87 persona suspekt covid pra persona me simptomatoligji te ngjashme me covid 19 por që nuk janë vlerësuar nga ana e ekzaminimeve, tamponit. Kemi  98 pacientë të konfirmuar covid pozitiv, janë shumë të suspektuar, të cilet në kryerjen e tamponit kanë rezultuar negativë, por në ecurinë dhe në shfaqjen e kompikacioneve kanë rezultuar me pneumoni të tipit covid pavarësisht tamponit.

 

 

Minimalisht 30 ditë i duhen një pacienti të infektuar me koronavirus të trajtohet nga mjeku i familjes deri në rikuperimin e  plotë të tij.

 

Ndërsa gjatë ndjekjes së rasteve, përveç medikamenteve, mjekët u përcaktojë pacientëve edhe dieta ushqimore në varësi të dinamikës së sëmundjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *