Subscribe

Qarku i Dibrës ka arritur në 17 persona të infektuar me Covid-19.

Këtë të enjte Ministria e Shëndetësisë raportoi 5 raste të reja, 4 prej të cilëve në Bulqizë dhe 1 rast në Dibër.

Në Bulqizë mësohet se 4 rastet e reja janë familjarët e mjekut epidemiolog i cili doli pozitiv 2 ditë më parë.

Ndërkohë që ka nisur hetimi epidemiologjik i kontakteve të këtyre rasteve pasi vëllai i mjekut punon në minjerën e Bulqizës.

Po ashtu vijon hetimi epidemiologjik në Dibër pas shfaqjes së një rasti të ri sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *