E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të infektuarit e parë qysh në gusht të 2019? Kina kundërshton studimin

Qeveria kineze mohoi që rastet e para me koronavirus atje të jenë regjistruar qysh në gusht të 2019. Ajo kundërshtoi me forcë një studim paraprak nga ekspertët amerikanë që kishin arritur në këtë përfundim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Kinë, Hua Chuying e hodhi poshtë studimin duke shtuar se ai është plotë boshllëqe.

Reklamë

Sipas tij, kjo është një dëshmi e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përhapur me qëllim informacione të rreme kundër Kinës.

“Disa politikanë dhe media amerikane e trajtuan studimin si provë të re që Kina fsheh pandeminë”, tha ai.

Studiuesit arritën në përfundimin se virusi kishte nisur në Kinë që në gusht të 2019 duke u nisur nga fluksi i makinave të parkuara në spitale qysh në këtë muaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë