Një përqindje shumë e vogël, rreth 0,01% e atyre që u vaksinuan plotësisht kundër koronavirusit midis janarit dhe prillit, e morën sërish virusin. Në këtë përfundim është arritur pas një studimi të realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Megjithëse vaksinat e aprovuara janë shumë efektive, disa raste të rralla të infeksionit priteshin, veçanërisht derisa imuniteti i popullatës të ketë arritur një pikë ku transmetimi të zvogëlohet më tej”, shpjegon raporti i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

 

Pjesë e studimit ishin 101 milionë njerëz që ishin vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara midis 1 janarit dhe 30 prillit. Një total prej 10,262 infeksionesh u raportuan dy javë (ose më vonë) pas dozës së dytë të vaksinës Pfizer dhe Moderna ose dozës së vetme të Johnson & Johnson.

 

Nga këto infeksione, 6,446, ose 63%, përfshinin gra dhe mosha mesatare e pacientëve ishte 58 vjeç.

 

2.725 pacientë ishin asimptomatikë, 706 duhej të shtroheshin në spital dhe 132 vdiqën nga shkaqe të lidhura me Covid-19.

 

Si përfundim, 0.01% e atyre që ishin vaksinuar plotësisht u infektuan me virusin, 0.0007% kishin nevojë për shtrim në spital dhe 0.0001% vdiqën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *