Subscribe

6 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një bum të numrit të turistëve të huaj që kanë ardhur për të vizituar Shqipërinë.

 

Te dhënat e INSTAT flasin për një shifër prej 1.9 milion turistë, duke shënuar një rritje prej 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë te vitit te kaluar. Numrin më të madh e zëne turistët nga Maqedonia, Polonia, Gjermania, por edhe nga Kosova, ndonëse këta të fundit nuk janë në të njëjtin nivel si një vit më parë.

 

E ndërsa të huajt po vijnë të shohin bukuritë e vendit tonë, shqiptarët po bëjnë të kundërtën. Ata po arratisen për te pushuar jashtë vendit. Numri i atyre që kanë dalë jashtë kufijve në këtë 6 mujor arrin në 2.3 milion me një rritje prej 5.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndikim në këtë lëvizje kanë dhënë edhe fillimi i disa linjave ajrore në aeroportin “Nënë Tereza”.

 

Duke ju referua të dhënave edhe nga Banka e Shqipërisë, shtetasit e huaj kalojnë mesatarisht 4 dite në Shqipëri dhe shpenzojnë 63 euro në ditë. Ndërsa shqiptarët rezultojnë se kalojnë 7 nete, ndërsa shpenzimet ditore arrijnë në 56 euro. Në udhëtimet e shqiptarëve dominojnë ato për pushime dhe vizita tek të afërmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *