Subscribe

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon në një konferencë  për mediat në  Prishtinë  tha se një vendim për liberalizimin e vizave pritet të merret në mesin e nëntorit ose në fillim të dhjetorit.

 

Vendimi do të  merret nga mesi i nëntorit ose fillimi i dhjetorit. Por pyetja është se a do të çojë   tek një sistem i ri  për kushtet e reja për vizat. Kjo do të ishte komplet e padrejtë. Mendoj se është një vendim i vonuar dhe duhet të merret menjëherë.

 

Ajo theksoi se propozimi franko-gjerman  është mundësi e mirë  për të ecur përpara me dialogun.

 

Mendoj se ky është një rast i mrekullueshëm  që të ecin të dyja palët drejt  integrimit evropian, i cili është i nevojshëm. Propozimi franko-gjerman siç do kompromis tjetër kërkon vullnet politik. Ky propozim është shumë më shumë se ç’mund të prisja përpara disa muajsh, kur dialogu sapo kishte filluar.

 

Eurodeputetja gjermane foli edhe për vendimin  e  Qeverisë së Kosovës për targat.

 

Për targat ka argumente të mira  për të shtyrë vendimin,por e kuptoj dhe frustimin  dhe vlerësimin e Qeverisë së  Kosovës  se kjo do të shtyhet përgjithmonë dhe në një moment  duhet të  vendosim  për zbatimin e asaj që kemi thënë 11-12 vite më parë.Sidoqoftë askush nuk ka interes për cfaredolloj provokimi. Të mendojmë në mënyrë kreative se si të zbatohet rregulli i ri , çfare lloj gjobash t’i jepen atyre  që nuk i ndryshojnë targat.

 

Von  Cramon foli edhe për strategjinë e Kosovës për energjinë elektrike ku theksoi se Kosova po vijon të operoj në kushte të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *