Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet që të hënën e javës së ardhshme të miratojë emrat e tetë prokurorëve që do të jenë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.

 

Përmes një njoftimi për mediat KLP bën me dije se gjithahstu të hënën do të shpallet gara për pocizionin e drejtuesit të kësaj Prokurorie, që do të jetë një nga tetë prokurorët që pritet të emërohen si pjesë të kësaj strukture e njohur ndryshe edhe si SPAK.

 

Prokurorët e përzgjedhur janë si më poshtë:

Altin Dumani,

Arben Kraja,

Behar Dibra,

Edvin Kondilli,

Elida Celami(Kaçkini),

Ened Nakuçi,

Enkeleda Millonai, dhe Klodian Braho.

 

Gjithahstu pritet që në mbledhjen e radhës së KLP të caktohet përkohësisht edhe prokurorja pranë Gjykatës së Apelit Korçë, të znj.Irena Çunoti, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ndërsa Altin Dumani do të caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Për Krimet e Rënda Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *