Subscribe

Një ditë para fillimit të vitit shkollor, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka uruar nxënësit dhe mësuesit duke u shprehur se do të ketë shumë projekte dhe nisma të reja.

 

 “Një përshëndetje e ngrohtë për të gjithë ju mësues, nxënës e prindër. Ky vit shkollor vjen me shumë projekte e nisma për një arsim cilësor të barabartë e gjithëpërfshirës. Ju uroj të gjithëve një vit shkollor të mbarë e të suksesshëm”.

 

Disa nga risitë e këtij viti të ri shkollor janë rritja e numrit të punonjësve psiko-socialë, mësuesve ndihmës, oficerëve të sigurisë, zgjerimi i projektit “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” në 150 shkolla të tjera, formimi i 400 klasave sportive në 6 disiplina dhe programi i veçantë sportiv për nxënësit me aftësi ndryshe.

 

“Edhe 235 kolegë të tjerë i shtohen shërbimit psiko-social në shkolla duke e zgjeruar më shumë shërbimin pastaj cilësinë”.

“Ky vit i ri shkollo do të na gjejë edhe më pranë fëmijëve me aftësi ndryshe. Këtë vit do të kemi edhe 250 mësues ndihmës më shumë”.

“75 oficerë sigurie më shumë. Këtë vit do jemi jo vetëm në gjimnaze, por edhe në shkollat 9-vjeçare ku ka numër të lartë nxënësish”.

“Këtë vit vijmë më lëndën e Teknologjisë dhe Informacionit dhe Komunikimit për klasat e para. Ngritja  e laboratorëve në 100 shkolla na motivojnë më shumë”.

 

Pjesë e ndryshimeve në vitin shkollor 2022-2023 janë edhe përfshirja e lëndës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në klasat e para, abetarja e re e unifikuar, si dhe hapja e shkollës së mesme për nxënësit e Institutit të  Fëmijëve që nuk Dëgjojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *