E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të hënën rikthehen reshjet

Reshjet pritet që të jenë prezente gjatë javës së ardhshme në vendin tonë.

 

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit, bën me dije se në shumicën e qarqeve, nga e hëna e në vazhdim intensiteti i tyre do të arrijë deri mesatar. Ndërkohë në Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive dhe nuk përjashtohen shtrëngatat.

 

Reklamë

Sipas IGJEUM pritet që në zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit në veri dhe lindje të vendit pritet të mbulohen nga bora, ndërsa bregdeti të përfshihet nga era e fortë. Ndërkohë vlerat e termometrit kanë pësur rritje për shkak të masave më të ngrohta me origjinë oqanike në bregdet ato shënojnë 6 / 12 °C në vendet e ulëta 4 / 8 °C në vendet malore: -4 / 5 °C

 

Ndërkohë meterologët thonë se 15 ditëshi i fundit i dhjetorit do të jetë i paqëndrueshëm.

 

Krishlindja dhe ndërrimi i vitit sipas metorologëve pritet që të jenë ditë me mot të qëndrueshëm dhe të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë