Transporti publik nuk do të nisë në datën 15 qershor ashtu sic u lajmërua nga ministria e infrastrukturës dhe energjisë.

Përfaqësuesit e shoqatës kombëtare të transportit publik shprehen se ky vendim është unanim dhe nuk ka më kthim pas.

Vendimi erdhi pas dy protestave për plotësimin e   kërkesave, që sipas tyre ministria nuk i plotësoi. Ata  theksojnë se rifillimi i punës është i pamundur nw kushtet financiariare ku ndodhen .

Nderkohe Komiteti Teknik i eksperteve ka vendosur qe rifillimi I transportit public te shtyhet edhe per nje jave.

MIRA RAKOACOLLI

KRYETARE E KOMITETIT TEKNIK TE EKSPERTEVE

Kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.Ecja përpara është në dorën tonë, ndaj nuk mundet të sfidojmë rregullat, duhet vetëm ti zbatojmë ato, të ruajmë njëri- tjerin, të moshuarit, të ruajmë distancimin fizik, higjenën personale, të përdorim maskat apo barrierat mbrojtëse në vendet e mbyllura, aty ku nuk mund të sigurohet distancimi fizik si dhe një apel për të gjithë aktivitetet e biznesit, të zbatojnë protokollet sipas nivelit të riskut.

Ekspertet i bejne thirrje bizneseve qe te repektojne me rigorozitet protokollet e vendosura, ndersa inspektoret do te vijojne kontrollet ne terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *