Bashkia e Tiranës ka miratuar urdhërin që transporti publik të rinise punen të hënën.

Sipas përfaqësuesve të bashkisë, është arritur një marrëveshje me shoqatën kombëtare të transportit.

Duke ju referuar këtij pakti, palët janë dakordësuar që përgjegjësinë për shkeljen e masave anti-Covid do ta mbajnë vetë pasagjerët dhe jo operatorët e transportit.

Disa nga rregullat që përfshin protokolli i sigurise, është përdorimi i maskave nga punonjësit  dhe nga pasagjerët, jo vetëm në urban por edhe gjatë pritjes në stacion.

Gjithashtu eshte i detyrueshem edhe dezinfektimi i vazhdueshëm i autobusëve  dhe ajrimi i tyre gjatë gjithë kohës së udhëtimit.

Bashkia Tiranë, sipas kërkesës tone, ka rishikuar dhe ka bërë ndryshimin e protokollit të sigurisë, ku ndër të tjera, sipas legjislacionit në fuqi, ka lehtësuar përgjegjësinë ligjore të operatorëve duke bërë të mundur operimin në linjë.Bazuar nga sa më lart, ne, operatorët e transportit publik në Tiranë, kemi marrë vendimin për të rifilluar shërbimin në linja me kapacitete të përshtatura me kushtet e reja, në respekt të kërkesës së Kryetarit të Bashkisë dhe të qytetarëve të Tiranës, me qëllim mundësimin e ofrimit të këtij shërbimi në qytet., thuhet ne deklaraten e Shoqates se Transportit Urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *