Subscribe

E hëna e 27 prillit do të shënojë edhe hapjen graduale të vendit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi në një dalje për mediat se si fillim do të zgjerohet fasha orare nga 90 minuta, në 2 orë për qytetarët.

“Duke filluar nga dita e hënë, datë 27 prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore më të gjerë.”

Po ashtu, ajo listoi edhe disa biznese që do të jenë të lirë të ngrenë qepenët të hënën.

“Ashtu siç kemi lajmëruar, të hënën në datë 27 prill do të lejohen të ushtrojnë aktivitetet bizneset si më poshtë: Dyqanet e veshjeve; të tekstileve; të këpucëve dhe artikujve prej lëkure; dyqanet që tregtojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë; dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara; shërbimi taxi; dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit. Lista e plotë e bizneseve që hapen nga dita e hënë, gjendet e plotë në portalin E-Albania. Keto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30, vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokolleve të miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *