Subscribe

Ditën e hënë, qeveria do të shpallë në Agjencinë e Prokurimeve Publike, tenderin për privatizimin e kompanisë së vetme shtetërore në tregun e sigurimeve INSIG. Vlera me të cilën shteti po e shet INSIG-un është 15 milion euro, por kjo nuk do të jetë definitive. Në një Intervistë për Vizion Plus, zv/Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, thotë se pavarësisht vlerës, rëndësi do të ketë plani i investimeve dhe eksperienca e kompanisë në këtë treg. Por përse vlera e kompanisë është në rënie? Që nga viti 2008, kur ajo u nxor në shitje, vlerësimi shkonte ne 40 milion euro. Zv/Ministri Mete thotë se keqmenaxhimi i saj, ka bërë që ajo sot të ketë vetëm 5-7% të tregut, ndërsa probleme ka patur edhe dega në Kosovë. Privatizimi do të ndiqet nga Drejtoria e Pronës Publike në Ministrinë e Financave dhe do të mbyllet 45 ditë pas shpalljes. Kontrata, nuk do të kalojë në parlament, por do të miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *