E hëna e 6 marsit është afati i fundit i dorëzimit të kërkesave të partive, për t’u regjistruar për vendoret e majit. E vetmja parti që ende nuk ka dorëzuar dokumentet është ajo demokratike.

 

Pas vendimit të gjykatës, vulën dhe rrjedhimisht edhe kërkesën për t’u regjistruar për zgjedhje me simbolet e saj, e ka Lulzim Basha. Ky i fundit edhe pse i dorëhequr publikisht, por jo ligjërisht rezulton kryetari i partisë.

 

Do të mbetet për t’u parë, se cila do të jetë vendimmarrja e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

 

Ky vendim do të përcaktojë edhe fatin e komisionerëve të PD-së dhe shpërndarjen e lekëve për financimin e fushatës zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *