Subscribe

Shqipëria kërkon hapjen e kufijve të energjisë. Ka qenë vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili në konferencën e vendeve anëtare të traktatit të kartës së energjisë ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të hyjnë në një marrëveshje në mënyrë që linja e interkonjeskionit të Shqipërisë dhe Kosovës të arrije të shkëmbeje energjinë mes dy vendeve. Operatori i transmetimit të Kosovës është ende në përdorim të të dy shteteve Serbisë dhe Kosovës, ndërkohë që Prishtina dhe Beogradi janë në bisedime për pavarësinë e KOST-it. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe ministri Damian Gjiknuri, i cili ka thëne se nuk ka kuptim që vendet të kenë barriera dhe mungesë investimi në tregjet rajonale, duke rënduar kostot mbi konsumatorët.

“Në një kohë kur po synojmë që të rrëzojmë kufijtë e brendshëm në familjen evropiane për lëvizjen e lirë të qytetarëve, kapitalit, shërbimeve dhe mallrave, ne duhet të jemi në gjendje që të eliminojmë edhe kufijtë energjetik mes shteteve. Kjo ndodh veçse duke zhvilluar një sistem interkonjeksioni mes shteteve, drejt një tregu të hapur dhe të integruar. Hapi i parë në këtë drejtim, është ndërtimi i kabllove, shtyllave dhe tubacioneve që i bëjnë të padukshëm kufijtë mes shteteve.”

52 shtete europiane dhe aziatike janë pjesë e Energy Charter. Traktati i kartës së energjisë luan një rol të rëndësishëm për ndërtimin e rregullave që forcojnë sigurinë energjetike. Takimi i katërt i vendeve anëtare u zhvillua të mërkurën në Shqipëri.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *