E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 42 minuta më parë
Sociale

Të gjithë shikojnë “Al Pazar”/ Spektakli i humorit në “Vizion Plus” nis me surpriza

“Al Pazar”, shou më i madh i humorit në skenën shqiptare ngriti siparin të shtunën mbrëma, duke gozhduar teleshikuesit pas ekranit të “Vizion Plus”.

 

Batuta, aktualiteti dhe ironia ndaj fenomeneve të përditshme solli rikonceptimin e këtij sezoni të shtatë me kastin e mrekullueshëm të aktorëve emblemë.

 

Reklamë

“Al Pazar”, me prurje të reja dhe risi në moderim vjen në koncept si një televizion i pavarur me të qeshura dhe argëtim, edicion i cili pritët të jetë në kryelistën e formateve humoristike më të ndjekura në median shqiptare të shtunave mbrëma.

 

Aktorët, të veshur nën petkun e karaktereve do të sjellin personazhe të ndryshmë nga bota e artit, politikës dhe jo vetëm për të argëtuar artdashësit.

 

E qeshura do të jetë misioni i “Al Pazar televizion”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë