E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të gjithë përdorues droge/ 34-vjeçarin e rrëmbejnë shokët

Detaje të reja për operacionin e policisë në Gjirokastër që çoi në arrestimin e tre personave për pengmarrje.

 

Mësohet se 34-vjeçari J. Gj., i cili u mor peng për disa orë, u mbajt nën kërcënimin e armës në shtëpinë e 35-vjeçares së arrestuar Denisa Karagjozi.

 

Reklamë

J.Gj. njihej si përdorues dhe shpërndarës droge dhe autorët e pengmarrjes ishin pikërisht shokë të tij, të gjithë banorë të së njëjtës lagje.

 

Për disa orë 34-vjeçari është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht. Ende nuk dihen shkaqet e rrëmbimit, por dyshohet se ka të bëjë me aktivitetin kriminal që ushtronte 34-vjeçari.

 

Asnjë prej të ndaluarve nuk ka deklaruar ende asgjë për policinë.

 

Policia ka arrestuar në kuadër të operacionit ‘Kalaja’, Myrteza Domin, 28 vjeç, Denisa Karagjozi, 35 vjeçe, Enea Taho, 33 vjeç, si dhe po hetohet në gjendje të lirë një 14-vjeçar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë