E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Të gjithë në shesh me Kristjanin”, qyteza në festë për takimin me Asllanin

“Të gjithë në shesh me Kristjanin”. Kështu nsi njoftimi i qytezës së Butit për banorët.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale qytetza e Butit në zemër të Toskanës fton banorët që mbrëmjen e së premtes të dalin në shesh për të takuar djaloshin që dikur luante fuutboll nëpër rrugicat e qytettt.

Nga kohët kur gjuante topin në sheshin Garibaldi, tashmë nën ombrellën e kampionëve të Italisë në sezonin 2023-2024 dhe regjisor i kombëtares shqiptare në Euro 2024 në Gjermani.


Ka bërë shumë rrugë Kristjan Asllani ynë, por ka mbetur gjithmonë ai, i thjeshtë dhe i edukuar, i lidhur fort me Butin tonë, që do ta mirëpresë në sheshin Garibaldi të premten në orën 22:15, para se të nisë grumbullimin me Interin për sezonin e ardhshëm.

Reklamë

Ju presim të gjithëve, por të gjithëve ama…”, shkruhet në njoftimin e komunës së Butit.

I lindur në Elbasan, Kristjan Asllani u zhvendos në komunën e Butit kur ishte ende fëmijë dhe u rrit pikërisht aty, para se niste rrugëtimin drejt ëndrrës së madhe për t’u bërë futbollist i madh, fillimisht te të rinjtë e Empolit dhe më pas në skuadrën e parë toskane.

Në verën e 2022-shit Asllani u bashkua me Interin, ku në fundjavë do të nisë përgatitjet për sezonin e tretë radhazi me skuadrën zikaltër, ndërsa në verë shijoi edhe një eksperiencë mjaft të bukur në Euro 2024 me fanellën kuqezi të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë