Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

I dënua për kultivim droge, 61-vjeçari në Krujë kapet...

Tiranë/ Plagosi me thikë dhe motosharrë administratorin e pallatit,...

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë nis ndërtimin...

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”, Haxhia: Ergys...

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në ballë

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër...

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Të gjithë në ndjekje të Napolit, Lukaku kthen te suksesi skuadrën e Conte-s, Lazio e pandalshme

25 Nëntor 14:35

Lazio iu bashkua sërish skuadrës ndjekëse të Napolit në kreun e klasifikimit të kampionatit italian.

Bardhekaltrit fituan 3 me 0 kundër Bolonjës, në duelin e javës së 13 të serisë A, transmetuar në Tring.

Sukses i bukur për kryeqytetasit të cilët vazhdojnë momentin e tyre të artë, dhe e shohin veten në 28 pikë, po aq sa Inter, Atalanta dhe Fiorentina, duke ndjekur me vetëm një pikë distancë Napolin kryesues.

Pjesë e parë më e mirë për të zotët e shtëpisë të rrezikshëm me anë të Vesinos dhe Tati Kastelanos, ndërsa Bolonja u përgjigj me Orsolinin, por pa sukses.

Në minutën e 33 rasti më i pastër i takoi Genduzis, i cili dy minuta më vonë ishte protagonist pasi ndaj tij ishte faulli i Pobeges i cili meritoi kartonin e dytë të verdhë dhe la miqtë me 10 lojtarë.

Ky avantazh numerik i hapi rrugën Lacios që të ishte shumëfish më e rrezikshme, teksa pasi i shkoi shumë afër golit në fundin e pjesës së parë me Pelegrinit dhe më tej në të dytën me Kastelanos, ia doli të zhbllokojë shifrat më në fund në minutën e 68 me Zhigo falë një gjuajtje me kokë.

Katër minuta më vonë radha e kapiten Xakanjit për të dyfishuar pas një gjuajtje të bukur me të djathtën, ndërsa në fund Dele Bashiri mbylli në festë duelin për bardhekaltrit.

Pak më herët Napoli përmes një fitoreje minimaliste 1 me 0 kundër Romës në një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave, ia doli të rikthehet ne majë të renditjes.

Dueli i Diego Armando Maradonës megjithë intensitetin e lojës nuk pati shumë raste të pastra për shënim.

Dy episode më të rëndësishëm u regjistruan në pjesën e dytë. Goli i Lukakut për vendasit në minutën e 54… dhe pastaj rasti më i mirë i miqve për të barazuar me Dovbik gjuajtja e të cilit shkoi në traversë.

Humbja e tretë radhazi për romen, për të cilën debutoi në stol me disfata Klaudio Ranieri./vizionplus.tv

Posted Under:
Sport
Tagged:
Lazio Napoli

Nga e njëjta kategori

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

më shumë...

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton ofertën për mesfushorin kuqezi

më shumë...

Dha asisin në golin e fitores, Ernest Muçi flet për marrdhënien me Salah

më shumë...

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Begaj përgëzon ekipin shqiptar të mundjes

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:25

I dënua për kultivim droge, 61-vjeçari në...

11:06

Tiranë/ Plagosi me thikë dhe motosharrë administratorin...

11:01

Do lidh veriun me jugun, autostrada Kashar-Rrogozhinë...

10:57

Përplasje në protestën kundër shkrirjes së Bashkisë...

10:50

Hapet Shërbimi i Trombektomisë në QSUT, ministrja...

10:43

Rasti i parë me Ethet e Nilit...

10:16

“Kemi vendosur bombë, do shpërthejë pas dy...

10:11

“Të presin këmbët dhe pastaj t’i numërojnë”,...

10:08

Alarmohen institucionet në vend! Pas email kërcënuese,...

9:59

Mesazhe me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste kanë...

9:53

FOTO/ Ergys Agasi tentoi t’i largohej policisë...

9:45

Arrestimi i Ergys Agasit, Maks Haxhia shkon...

9:42

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:18

Bulqizë/ Zjarri në fshatin Vajkal, era dhe...

9:00

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në...

8:48

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165...

8:31

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet...

8:17

“Do të keni probleme financiare”, parashikimi i...

8:05

Temperatura deri në 40 gradë Celcius, parashikimi...

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron 70 kred...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.