Subscribe

Nata e dytë e spektaklit më të madh të muzikës shqipe iu kushtua ikonës  Nexhmije Pagarusha, e cila ka lënë një pasuri të madhe veprash që njihen dhe këndohen nga çdo brez.

 

Skenës së “Këngë Moj” këtë herë ju bashkuan artistët e njohur, Aurela Gaçe, Ardian Trebicka, Marsela Çibukaj, Rosela Gjylbegu, Edona Reshitaj, Kamela Ismalaj, Aurel Thellimi, Egzona Ademi, të cilët interpretuan repertorin e pasur të  bilbilit të muzikës shqipe.

 

Nata e së martës ishte një rrugëtim në jetën, krijimet shumë të njohura, por edhe ato pak të dëgjuara të Pagarushës, ku për gati dy orë spektakli i “Këngë Moj” jo vetëm që na çoi në Kosovë por rrëmbeu vëmendje maksimale.

 

Tre konkurrentët e rinj të mbrëmjes së kaluar, na rikthyen në veri të Shqipërisë, në Shkodër, ku interpretuan këngë qytetare shkodrane.

 

Ashtu sikur premtuan “Këngë Moj” ka nisur misionin që nëpërmjet muzikës të prekim traditën dhe historinë e këngëve shqiptare të çdo krahine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *