Subscribe

Bashkimi Evropian dhe NATO zbarkojnë në Shkup për të mbështetur Maqedoninë për referendumin e 30 shtatorit për emrin e ri.

 

I Pari pritet te mbërrijë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës se Atlantikut te Veriut, Jens Stoltenberg. Të premten kancelari austriak, Sebastian Kurz, ndërsa të shtunën, kancelaria gjermane Angela Merkel. Vizita e tre liderëve është një sinjal pozitiv veçanërisht për qeverinë e kryeministrit Zave qe beson se për një vote pro ne referendum.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Shkupin për here të dytë brenda vitit. Jens Stoltenberg pritet të rikonfirmojë mbështetjen e Aleancës për rrugën euroatlantike.

 

Stoltenberg më herët ka theksuar se Maqedonia nuk mund të jete anëtare e NATO-s pa zgjidhur çështjen e emrit dhe i takon qytetarëve të vendosin.

 

Mbështetje për referendumin Maqedonia ka marrë edhe nga Austria, e cila aktualisht kryeson me Bashkimin Evropian. Sebastian Kurz ka bërë të qartë se mbështet Marrëveshjen e Prespës si një hap vendimtar në procesin e afrimit m Bashkimin Evropian.

 

Vizitë historike konsiderohet ajo e kancelares Angela Merkel të shtunën, pasi Gjermania është një nga mbështetësit më të mëdhenj për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

 

Zyra e kancelares ka bërë të ditur se vizita fokusohet në referendumin e 30 shtatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *