Deputeti i PD, Flamur Noka, teksa komentoi mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar të PD, tha se të gjithë ishin kundër ‘qëndrimeve përçarëse’ të kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajt.

 

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri është përgjigjur duke i konsideruar deklaratat e Nokës si gënjeshtra, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme. Sipas Pampurit, deklarata të tilla nuk i ndihmojnë bashkimit të demokratëve.

 

“Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimim e demokratëve. Askush nuk ka të drejtë të shpall qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes”, thote Pampuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *