Ndonëse prej disa javësh vëmendja e familjes mbretërore dhe shtypit britanik është përqendruar tek dukesha e Sussex-it Meghan Markle, gjithçka ndryshon sapo shfaqet në skenë kunata e saj e madhe Kate Middleton.

 

Dukesha e Cambridge është në fund të lejes së shtatzënisë dhe ka filluar që tani të përfaqësojë familjen në evente të ndryshme. Ditën e djeshme ajo ka mikpritur mbretin e Hollandës, Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima në Pallatin e Kensingtonit, por nuk ka qëlluar aspak në shenjë me veshjen e përzgjedhur.

 

Të vishesh për një banket shtetëror dhe të shkëlqesh është disi e vështirë, por Kate këtë herë duket se ka zhgënjyer totalisht.  Fustani i 36-vjeçares ishte dizenjuar nga Alexander McQueen dhe nxirrte në pah belin e hollë, kurse në pjesën e poshtme ai ishte i gjerë, por nuk ishte zgjedhja e duhur.

 

Ai është kritikuar shumë nga njerëzit. “Kate duket se një nuse e viteve ‘80”, shkruan një prej tyre. “Kjo është veshja më e keqe që Kate ka veshur ndonjëherë”, thekson një tjetër./Living

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *