Pas thirrjeve te politikaneve veterane republikane per te mos e votuar, Donald Trump u përball me nje tjeter sulm, kesaj here te rivaleve te tij ne garen per president. Trump u desh te mbrohej pas sulmeve personale, ku ndjekësi me i afert i tij Marko Rubio kishte bere shaka me përmasat e duarve te tij dhe përdorur frazën “ju e dini se ç’thone per meshkujt me duar te vogla”.

Donald Trump: Nuk ka asgje qe s’shkon me duart e mia. Ata qe thone se diçka tjeter mund te jete e vogël e kane gabim. Ju garantoj se nuk ka asnjë problem.

Trump u sulmua se kishte ndryshuar qëndrim ne disa çështje, si ne rastin e emigranteve siriane, por ai tha se fleksibiliteti ishte force.

Donald Trump: Une s’kam pare kurrë nje person qe nuk është fleksibel. fillimisht besoja se behej fjale per nje numër te vogël refugjatesh, se emigracioni sapo kishte nisur.

John Kasich: Politikanet u thone gjithnjë votuesve ate qe ata duan te dëgjojnë, por pastaj shkojnë ne Uashington dhe nuk i mbajnë premtimet.

Marko Rubio: Ka ndryshim mes fleksibilitetit dhe t’u flasësh njerëzve ne mënyrë qe ata te bëjnë ate qe do ti.

Ndersa Cruz e sulmoi Trump per mbështetjen dhe financimin e demokrateve ne te shkuarën.

Ted Kruz: Per 40 vjet Donald ka qene pjese e korrupsionit ne Uashington, per te cilin jeni te zemëruar. Ju smund ta ndaloni korrupsionin duke mbeshtetur dike qe ka mbeshtetur liberal demokratet per 4 dekada.

Pavarësisht revoltës kundër tij, Trump mbetet kandidati favorit nga republikanet. Rivalet e tij deklaruan se do te mbështesin kandidatin qe do te dale nga radhët e tyre, edhe nese ai do te jete Trump.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *