E enjte, 17 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Të gjithë kundër Adele/ Shifra marramendëse që ajo ka vendosur për biletat e koncertit të saj

Ilustrim · Vizion Plus

Që nga 2017 Adele nuk ka performuar në vendin e saj, Angli. Me albumin e saj të ri ajo dha edhe listën e koncerteve që do të japi në Londër. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve por edhe ka revoltuar fansat kanë qenë shifrat e larta të biletave.

Biletat për koncertin e saj po shiten për deri në 7,500 £.

Ajo do të performojë në Festivalin BST Hyde Park së bashku me Elton John, Duran Duran dhe Prl Jam. Çmimi po rritet deri në 12 herë më shumë se çmimi i tyre origjinal. Për shembull biletat Diamond, të cilat fillimisht u shitën për 579 £, tani janë 7,441 £ secila.

Biletat e hyrjes së përgjithshme, të cilat fillimisht shkonin për një çmim të arsyeshëm 90,45 £, u vunë re në faqet e rishitjes deri në 747£./ Living

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh