Subscribe

Monodrama shqiptare pushton skenën. “Të gjithë janë të çmendur”, një vepër e shkruar Naun Shundi vjen këtë javë në Teatrin Kombëtar. Nën interpretimin e Ervin Bejlerit kjo monodramë rikthehet pas një viti. Polemikat, ironia dhe lufta e madhe kundër imoralitetit ngjiten në skenë me të njëjtat tone. I cilësuar nga vetë regjisori si aktori që do të mund ta përcillte më mirë se askush tjetër këtë monodramë, Ervin Bejleri, thotë për Vizion Plus se nuk ka qenë aspak e thjeshtë, ashtu sikurse nuk është cilësuar asnjëherë monodrame. Lufta kundër imorales dhe çmendurisë së dy sistemeve të ndryshme politike vjen përmes kujtimeve të një njeriu që i lodhur nga pafuqia për ta kundërshtuar, i dorëzohet çmendurisë që i ka kapluar të gjithë. “Të gjithë janë të çmendur” vjen për publikun në data 16, 17 në teatrin kombëtar dhe një javë më vonë më 23 dhe 24 shkurt në Teatrin Eksperimental.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *