Subscribe

Të gjitha hidrovoret janë vënë në punë dhe rreziku i përmbytjeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë është parandaluar. Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, gjatë një konference për shtyp tha se janë ngritur të gjitha grupet e punës, të cilët po punojnë në terren, dhe po ashtu në gatishmëri janë edhe bordet e kullimit.
Situata e reshjeve ka qënë e papritur, por megjithatë këtë vit qeveria ka vënë fonde në dispozicion të bashkive, të cilat do të investohen në kanalet e kullimit. Për 2016-ën, Ministria e Bujqësisë ka rritur buxhetin për emergjencat dhe synon blerjen e makinerive, të cilat do të menaxhojnë më mirë situatat e emergjencave. Përveç Lezhës edhe zona e Kurbinit dhe ajo përgjatë lumit Ishëm, kanë dendësi të mëdha të reshjeve, por për momentin janë vënë nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *