E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të gjithë e kanë mendjen tek votat, por kjo grua ka një hall tjetër

Në këto momente të gjithë i kanë sytë tek kutitë e fundit për të parë më tej së si do shkojë ndarja e mandateve, por dikush ka një hall tjetër!

 

Në njësinë nr.5 vazhdon ende numërimi, disa presin përfundimin e numërimit, por për një pastruese problemi qëndron tek ambienti që duhet të pastrojë.

 

Reklamë

E gjithë salla është mbuluar nga letrat, qeset e mbetje të tjera dhe reagimi i saj sapo ka hyrë në sallë ka qenë vënia e duarve në kokë, gjë që e tregon qartë edhe kjo foto e siguruar nga “Vizion Plus”.

 

Me siguri pastrimi i sallës do t’i kushtojë po aq kohë sa edhe numërimi i kutive të mbetura në këtë njësi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë