Fundjava me temperatura përvëluese kalohet në plazh. Duke qenë se të gjithë dynden drejt bregdetit për t’u freksuar, Policia e Shtetit njoftoi sesi paraqitet qarkullimi në akset kryesore rrugore që përdoren për t’u kthyer në Tiranë.

“Nga Gjiri i Lalzit në drejtim të Maminasit ka fluks, por qarkullim të rrjedhshëm. Aksi nga Spilleja në kthim ka fluks lëvizjeje, nuk ka bllokim rruge, vazhdon lëvizja e lirë e mjeteve. Tek mbikalimi i Maminasit ka fluks të shtuar mjetesh, por është i rrjedhshëm. Rruga dytësore e Plepave me drejtim Golem, Durrës ka fluks, por pa bllokime. Nga Rana e Hedhun, Shëngjini në drejtim të Lezhës ka fluks, por pa bllokime. Në Vlorë nuk ka rëndim të trafikut, vijon rrjedhshëm lëvizja, pavarësisht së në disa segmente lëvizja është zinxhir. Autostrada Durrës-Tiranë nuk ka probleme. Hyrja për në Tiranë nuk ka probleme”, sqaroi policia në “Facebook”.

Përgjatë kësaj të shtune kanë vijuar edhe kontrollet për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt. Deri tani janë pezulluar 18 patenta për shkak të shpejtësisë, janë ndëshkuar 78 shoferë sepse përdornin celularin dhe 45 të tjerë pse nuk kishin vendosur rripin e sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *