Subscribe

Është një prej destinacioneve “on top” të turizmit në Shqipëri dhe ka tërhequr vëmendjen e mijëra turistëve nga e gjithë bota. Lumi i Shalës, mrekullia e pozicionuar mes alpeve shqiptare, është sot një prej vendeve që nuk duhet lënë pa u vizituar.

 

Ngado panorama është mahnitëse, ku ndërthur kontraste të forta mes ujërave të liqenit dhe gjelbërimit të maleve të thepisura që qëndrojnë si kurorë. Shqiptarë dhe të huaj bëhen bashkë në këtë eksplorim ndryshe të natyrës.

 

Turistët

 

 “Jemi nga Belgjika. Në lumin e Shalës erdhëm me guidë, pasi jemi duke qëndruar në liqenin e Shkodrës. Është një vend fantastik, mund të them pa frikë ngjashëm me Tajlandën. Sivjet erdhëm në Shqipëri pasi bëmë turin ballkanik dhe ishte një eksperiencë e mrekullueshme.”

 

 “Jam prej 4 javësh në Shqipëri dhe po eksploroj Alpet. Është një vend i bukur dhe vërtet po kënaqem. Kam ardhur bashkë me të dashurën dhe një çift miqsh, ndërsa kur të kthehem në Holandë do ja sugjeroj miqve të mi. Shumë prej nesh atje kanë patur një përshtypje jo të mirë për vendin tuaj, por gjërat kanë ndryshuar vitet e fundit dhe po flitet pa fund. Lumin e Shalës e zbulova përmes fotove në Instagram dhe u mahnita, thashë dua të shkoj.”

 

 “Hera e parë që ndodhem këtu dhe e zbulova përmes internetit. Na ka pëlqyer shumë dhe vendi duket mahnitës. Kishim shumë dëshirë të eksploronim Shqipërinë dhe prandaj zgjodhëm këtë vit të jemi këtu. Ja vlen.”  

 

Të shumtë janë edhe shqiptarët që e kanë zbuluar për herë të parë këtë vend.

 

Por për të shkuar në lumin e Shalës nuk është e lehtë, pasi rruga e Komanit që përshkon 35 kilometra është një torturë me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *