Një ekstremist islamik përplasi disa makina në një autostradë në Berlin, duke lënë të plagosur gjashtë persona.

Sipas policisë vendase, 30-vjeçari doli nga makina pas përplasjes dhe kërcënoi se kishte bombë me vete. “Askush të mos afrohet, përndryshe do të vdisni të gjithë”, bërtiti ai.

Tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës. Mediat lokale raportojnë se autori i sulmit vuante nga probleme psikologjike.

Ai u ndal në autostradë dhe vendosi një çantë në pjesën e sipërme të makinës, duke pretenduar se brenda saj kishte sasi eksplozivi. Sipas gazetës gjermane “Bild”, 30-vjeçari bërtiste “Allahu Akbar”.

Më pas ai u gjunjëzua dhe nisi lutjen. Policia e armatosur e kapi ekstremistin, kurse specialistët e bombës gjetën vetëm sende në çantë. Sulmi shkaktoi radhë të gjata trafiku në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *