Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe përgatitjet për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit si Ministër i Jashtëm.
Në postimin e tij në rrjetin social X, Hoxha theksoi se për Shqipërinë, “të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel”, duke nënvizuar përkushtimin e vendit për integrimin europian.
“Kur bëhet fjalë për çështjet europiane dhe bashkëpunimin me partnerët europianë, nuk ka fundjava, vetëm ditë.
Nuk kishte mënyrë më të mirë për të kaluar një mëngjes të shtune sesa takimi me Ambasadorin Gonzato për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhënien tonë gjithnjë e më të afërt dhe më të fortë, duke përfshirë përgatitjet për vizitën time të parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë aktuale të Ministrit të Jashtëm.
Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin.
Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel – në Bashkimin Europian”, shkruan Hoxha.
When it comes to European issues and cooperation with our European partners, there are no weekdays — only days.
No better way to spend a Saturday morning than meeting with Ambassador Gonzato @EUAmbAL to discuss the latest developments in our ever-closer and strengthening… pic.twitter.com/wSvsLy8chY
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) March 7, 2026
Ferit Hoxha mori detyrën e ministrit të Jashtëm zyrtarisht ditën e djeshme, 6 mars, pas betimit para Presidentit të Republikë së Shqipërisë Bajram Begaj. Ai pason në këtë detyrë Elisa Spiropalin.





