Partitë e Gjelbra kanë arritur një fitore historike në zgjedhjet parlamentare të 20 tetorit në Zvicër përballë dy partive më të mëdha konservatore të cilat kanë humbur terren.

 

Alarmi për ndryshimin e klimës e zhvendosi migracionin si shqetësimin kryesor midis elektoratit ndërsa në fokus të fushatës ka qënë edhe marrdhënia e vendit me BE.

 

Analistët e lexojnë këtë  si nje nga kthesat më domethënëse në historinë politike zvicerane ndërsa vendi nuk është ende antar i unionit.

 

Të Gjelbërit nuk kanë patur kurrë një vend në Këshillin Federal me katër parti. Vendet e kabinetit janë ndarë thuajse në të njëjtën mënyrë që nga viti 1959.

 

Plot 4652 kandidatë garuan në zgjedhjet parlamentare, për 200 vendet në Dhomën Nacionale dhe 46 në Senat.

 

Ky ishte numri më i madh i kandidatëve i regjistruar deri tani në zgjedhjet zvicerane.

 

Midis tyre, edhe 6 shqiptarë nga Kosova që garuan për parti të ndryshme. Në Zvicër jetojne rreth 200 mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *