Subscribe

Shqipëria po njeh çdo vit një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve, por sfida e madhe mbetet cilësia, si dhe pastërtia e plazheve. Në raportin e saj për vitin 2016, Agjencia Europiane e Mjedisit e renditi Shqipërinë si vendin e fundit në Europë, për pastërtinë e ujërave. Në raport janë marrë në analizë 28 vende anëtare të BE, si dhe Shqipëria dhe Zvicra, nga të cilat vetëm 35 % e tyre ofrojnë cilësinë e ujërave si të shkëlqyer, 20 % me cilësi të mirë dhe 5 % kanë cilësi të mjaftueshme.

 

Në monitorim kanë qënë rreth 21 mijë plazhe, ku përfshihen brigje bregdetare, liqenore dhe lumenj. Nga viti 2015 në 2016, Shqipëria hyn në listën e vendeve që kanë patur përmirësim të cilësisë së ujërave me 16 plazhe të përmirësuara. Por sërish edhe ky tregues nuk e ka ndryshuar renditjen e vendit, duke qëndruar i fundit në listë.

 

Në Shqipëri janë monitoruar 92 plazhe, prej të cilave 56% kanë cilësi të mjaftueshme, ndërsa 18 % janë në gjendje jo të kënaqshme. Po të marrim në konsideratë edhe ndotjen e ujërave që ndodhi gjatë këtij sezoni veror, kryesisht në bregdetin e jugut, atëherë, edhe për vitin 2018, Shqipëria rrezikon te mbetet ne vendet e fundit në listë, në raport me vendet e tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *