Policia Kufitare e Vlorës ka sekuestruar 16 mijë euro të padeklaruara. Mësohet se paratë i janë gjetur një 37-vjeçari të fshehura në automjetin e tij.

 

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në këtë port, në kuadër të masave të ndërmarra për mbarëvajtjen e sezonit turistik 2023, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare. Në vijim të këtyre kontrolleve, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin furgon, me drejtues shtetasin I. P”, njofton policia.  

 

Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

37-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *